Rreth Nesh

LESNA shpk është fabrika më e madhe në rajon për prodhimin e dyerve dhe dritareve e cila filloi aktivitetin e saj 50 vite më parë dhe që nga atëherë, brendi LESNA është më i njohuri dhe më i përdoruri në industrinë e prodhimit të dyerve dhe dritareve.
Çdo gjë që bëjmë është e përqëndruar në angazhimin tonë maksimal për përmbushjen e të gjitha nevojave dhe ofrimin e shërbimit më të mirë të mundshëm për klientët tanë, duke siguruar një vend pune të sigurtë dhe të shëndetshëm për punonjësit dhe duke kontribuar në cilësinë e jetës në komunitetet ku ne operojmë.
LESNA ka zgjeruar aktivitetet e saj në tërë territorin e Kosovës, në Preshevë, Shkup dhe Tiranë.

Galeri (12)Të gjitha produktet tona nga druri prodhohen sipas standardit EN ISO9000, për të siguruar që produktet të kenë të njëjtin kualitet vazhdimisht.
Që nga themelimi i saj, për më shumë se 25 vite me radhë, pronarët e shtëpive, ndërtuesit dhe kushdo që insiston në cilësi më të lartë për një ndërtim të ri apo rimodelim të dyerve dhe dritareve, ka vënë besimin në LESNA sepse produktet tona mund të dallohen nga cilësitë e tyre, mënyra e funksionimit dhe performancës, si dhe bukurinë e tyre.

Vizioni

Vizioni jonë është që të jemi në hap me zhvillimet e fundit teknologjike të industrisë tonë dhe të bëjmë inovacione për produktet tona duke ruajtur pozicionin tonë në tregun vendor dhe rajonal. Në saje të planeve strategjike synimi jonë është që produktet e prodhuara të gjejnë vend edhe në vende të cilat kan GDP të lartë si ato të lindjes së mesme dhe disa tregje te Azisë.

Misioni

Misioni i ndërmarrjës është që të arrin objektivat e saja në sajë të zhvillimit të brendshëm me një staf të trajnuar mirë dhe të orientuar drejt kërkesave dhe nevojave të klientëve që në këtë mënyrë të krijohen vlera të matshme për të gjithë pretendentët.

Vlerat

Te arriturat me të medha të kompanisë janë:

Mbajtja e pozicionit strategjik në treg
Kontrata me ministrinë e arsimit për furnizim me prodhimet tona
Të kemi marrëveshje eksluzive me furnitorë me renome europiane

Njëra ndër vlerat tona më të mëdha janë punonjësit e ndërmarrjes, të djemve dhe vajzave tona ku me aktivitetet e tyre kan bërë dhe bëjnë të mundur që ndërmarrja të mbajë pozicionin strategjik në treg. Në kuadër të rekrutëve kemi punonjës të arsimuar mirë si inxhinjer, ekonomist të shquar, njerëz të shkencës dhe mjeshtër me traditë që në masë të madhe ndikojnë në vleren e përgjithshme të ndërmarrjes tonë.

Puna jonë varet shumë nga profesionalizimi dhe mjeshtëria në prodhim në mënyrë që produktet finale të kenë kualitetin dhe dukjen e përsosur. Në këtë rast, rëndësi të veçantë i kushtohet rekrutimit dhe avancimit të kuadrove brenda ndërrmarrjes në mënyrë të vazhdueshme.
Mjedisi

Dyert dhe Dritaret e drurit dhe dru/alumin nga LESNA prodhohen nga lënda e parë e cila vjen nga pyjet e certifikuara FSC nga furnizues të njohur. Ne e bëjmë sipërfaqen e drurit me një trajtim ekologjikisht miqësor. Së bashku me përdorimin e super qelqit me energji low-e, e ardhmja duket e ndritshme – nga prodhimi deri te përdoruesi i fundit për mjedisin tonë të përbashkët.

DRURI ka një cilësi të mrekullueshme që është më i përshtatshëm se çdo material tjetër për prodhimin e dritareve dhe dyerve. Për ne nuk është e parëndësishme nga vjen druri prej furnitorëve. Prandaj, ne kemi marrë dru gjithmonë nga pyjet e kontrolluara, ku shkalla e ripyllëzimit është më e madhe se ajo e prerjes.

Sociale

Në filozofinë e saj të biznesit, Lesna udhëhiqet nga një ekuilibër i drejtë mes konkurrencës ekonomike dhe zhvillimit social. Përgjegjësitë sociale janë të integruara në strategjitë dhe politikat e kompanisë, duke synuar krijim të vlerave për kompaninë, punonjësit si dhe shoqërinë në përgjithësi. Teknologjia e përzgjedhur për ngritjen dhe funksionimin e rrjetit përmbush maksimalisht standardet dhe direktivat e Komunitetit Europian.

Gjithashtu, që në fillimet e punës së saj, kompania Lesna ka treguar angazhim të plotë në mbrojtjen e mjedisit, duke menaxhuar me kujdes dhe efektivitet mbetjet si dhe duke përdorur në proceset e punës, në zyra dhe më gjerë, produkte dhe paketime të ricikluara. Ne synojmë që kjo politikë të pasurohet më tej me elemente të tjera miqësore për mjedisin, në proceset e ditëpërditshme të punës së kompanisë.

Nismat në të cilat ne jemi përfshirë janë të shumta dhe ne do të angazhohemi gjithmonë në aktivitete apo veprimtari të cilat do të krijojnë vlera për shoqërinë dhe për qytetarët. Ne do të gjendemi gjithmonë aty ku do të ketë nevojë.